Bota

'Dështime' në fushën e betejës, inteligjenca ushtarake: Rusia po kalon në mbrojtje strategjike

Sipas Yusov rusët po përgatiten për lëvizjet e reja në fushën e betejës. Ndër të tjera sipas zëdhënësit të inteligjencës ushtarake, pjesa më e gatshme luftarake e ushtrisë ruse tashmë është eliminuar në Ukrainë.

20 Prill 2023, 12:50 Nga f.i
'Dështime' në fushën e betejës, inteligjenca
foto ilustruese

UKRAINË- Andriy Yusov, zëdhënësi i agjencisë së inteligjencës ushtarake ukrainase ka njoftuar se forcat ruse po kalojnë në një pozicion të përgjithshëm strategjik të mbrojtjes pas një ofensive të dështuar dimërore. Mediat e huaja raportojnë se sipas Yusov rusët po përgatiten për lëvizjet e reja në fushën e betejës.

“Rusët nuk kanë ndërmend të përsërisin përpjekjet që pamë pas 24 shkurtit të vitit të kaluar, por kjo nuk do të thotë se armiku është mposhtur ose se nuk përbën më rrezik për Ukrainën. Ka ende një sasi të madhe fuqie punëtore, potencial mobilizimi dhe pajisje, megjithëse të vjetruara,” -tha Yusov.

Ndër të tjera sipas Yusov, pjesa më e gatshme luftarake e ushtrisë ruse tashmë është eliminuar në Ukrainë. Mbajtja e rajonit të Donetskut mbetet "qëllimi maniak" i ushtrisë ruse, shtoi Yusov.

Nga dita kur Rusia nisi luftën e saj gjithëpërfshirëse kundër Ukrainës, ushtria ruse ka humbur 184,420 trupa.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll