Bota

Yanis Varoufakis në 'bashkëqeverisje' me Tsiprasin? Ish-ministri grek: Më prisni dorën nga supi...

Në një bashkëbisedim, i pyetur nëse do të mund që të binte dakord për të bashkuar forcat me Alexis Tsipras për formimin e një qeverie ose koalicioni të mundshëm, Varoufakis u përgjigj prerë.

20 Prill 2023, 12:48 Nga k.m.

Yanis Varoufakis në 'bashkëqeverisje' me Tsiprasin?

GREQI- Sekretari i Përgjithshëm i "MeRA25", Yanis Varoufakis nxitoi të përjashtojë skenarët e një bashkimi të mundshëm në një koalicion "humbësh" nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 21 maj. Në një bashkëbisedim, i pyetur nëse do të mund që të binte dakord për të bashkuar forcat me Alexis Tsipras për formimin e një qeverie ose koalicioni të mundshëm, Varoufakis u përgjigj prerë.

"Duhet që të më pritet dora nga supi që ta pranoj. Pikërisht sepse ne kemi qenë në të njëjtën qeveri dhe më kujtohet se çfarë do të thotë mospërputhje fjalësh dhe veprash. Ne nuk ekzistojmë që zoti Tsipras të bëhet sërish kryeministër,"-tha ai. 

Varoufakis është aktualisht Sekratari i përgjithshëm i partisë MeRA25, e cila është pjesë e Lëvizjes për Demokraci në Europë 2025, një lëvizje pan-europiane e themeluar më 2019-ën. Megjithatë ai u bë i famshëm si Ministri i Financave të Greqisë në periudhën e errët të krizës ekonomike, ku edhe iu desh të negocionte shpesh borxhet e vendit me kreditorët europianë. Por në vitin 2015, ai u largua nga detyra, dorëheqje në të cilën 'kontribuoi' edhe Tsipras./Protothema

 

yanis varoufakis greqi

Sondazh

Poll