Bota

Masakra në festën e ditëlindjes në Alabama, në mesin e të akuzuarve 2 vëllezërit adoleshentë

Vëllezërit Ty Reik McCullough, 17 vjeç dhe Travis McCullough, 16 vjeç, u arrestuan të martën në mbrëmje. 

20 Prill 2023, 12:36 Nga a.l

Masakra në festën e ditëlindjes në Alabama, në mesin e

SHBA- Tre persona janë vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se janë autorët e sulmit me armë zjarri në festën e ditëlindjes në Alabama ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 32 të tjerë. Mediat e huaja raportojnë se dy vëllezër adoleshentë dhe një burrë janë akuzuar për vrasje, lidhur me ngjarjen. Vëllezërit Ty Reik McCullough, 17 vjeç dhe Travis McCullough, 16 vjeç, u arrestuan të martën në mbrëmje. 

Zyrtarët thanë se tre të dyshuarit janë nga Tuskegee, Alabama, e cila është rreth 40 minuta me makinë nga vendi i krimit Dadeville. Në një konferencë për shtyp të mërkurën, zyrtarët u thanë gazetarëve se hetimi ishte ende në fazat e para. 

Si ndodhi ngjarja?

Prindërit e 16-vjeçarit i kishin kërkuar që të merrte vëllezërit e tij binjakë 13-vjeçarë nga një shtëpi në Kansas City rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 13 prill, por ai shkoi në adresën e gabuar. Pronari i shtëpisë, një burrë i moshuar i bardhë, qëlloi në drejtim të adoleshentit nga dera e përparme e xhamit, duke e plagosur në krah dhe në kokë. Autori, 84-vjeçari Andreë Lester u akuzua të hënën nga Zyra e Prokurorit të Shtetit të Misurit me dy akuza. 

vrasje ne alabama

Sondazh

Poll