Bota

Florida miraton projektligjin, dënimin me vdekje për abuzuesit seksualë të fëmijëve

Projektligji do të zbatohet për ata që janë dënuar për abuzim seksual me një fëmijë nën moshën 12 vjeç.

20 Prill 2023, 12:41 Nga a.l
Florida miraton projektligjin, dënimin me vdekje për abuzuesit
Ron De Santis

SHBA- Ligjvënësit e Florida kanë miratuar legjislacionin e mbështetur nga guvernatori Ron DeSantis që lejon dënimin me vdekje për ata që dënohen për abuzim seksual të fëmijëve. Mediat e huaja raportojnë se, projektligji do të zbatohet për ata që janë dënuar për abuzim seksual me një fëmijë nën moshën 12 vjeç.

"Pikëpamja ime është se ju keni disa nga këta njerëz që do të jenë përdhunues serial të fëmijëve gjashtë, shtatë vjeç. Unë mendoj se dënimi me vdekje është i vetmi dënim i përshtatshëm kur ke situata të tilla, " tha DeSantis për "Good Morning Orlando" të hënën. 

Udhëheqësja e pakicës në Senatin e Shtetit, Lauren Book (D-Davie) dhe senatori i shtetit Jonathan Martin (R-Fort Myers), bashkë-sponzoruesit e projektligjit, argumentuan se ata që abuzojnë seksualisht me fëmijët mund të përsërisin krimin dhe meritojnë dënimin përfundimtar. 

florida

Sondazh

Poll