Sport

Ky është skuteri i rrallë i Maradonës…

Skuteri i harruar i Diego Maradonës është shfaqur në një faqe interneti për shitje motoçikletash.

20 Prill 2023, 09:02 Nga DOSJA

Ky është skuteri i rrallë i Maradonës…

ARGJENTINE - Vitet e fundit të Diego Maradona në Napoli ishin dramatike, pasi asi argjentinas filloi përfshirjen e tij me drogën. Pas pezullimit 15-mujor nga gjykatat italiane, ai vendosi të rikthehet në Argjentinë dhe të vazhdojë të luajë për ekipin e Newell's Old Boys në Rosario.

Atje, Maradona diku në vitin 1993 vendosi të blinte një skuter, për t'ia shtuar koleksionit të tij të pafund (nga motoçikletat te... tanket) dhe për të lëvizur nëpër qytet. Modeli që ai bleu ishte një Honda Elite CN250, të cilën ai thuhet se e kishte sjellë direkt nga Japonia dhe u kap në kamera, duke u përdorur nga ‘Pipe D’Oro’, me vajzat e tij Dalma dhe Gianina.

Ky është skuteri i rrallë i Maradonës…

Pra, ky skuter i Diego-s u shfaq së fundmi në një faqe shitjesh dhe me të gjitha  dokumentet e tij origjinale. Fotot tregojnë se skuteri është blerë nga Maradona më 22/3/1993 me policën e sigurimit, ku thuhet rezidenca legjendare që ai përdori në Buenos Aires dhe fitorja e Argjentinës në Kupën e Botës 2023 u festua furishëm.

Ky është skuteri i rrallë i Maradonës…

Ironia e çështjes është se në kohën kur Maradona bleu Honda CN250, ekipi i Newell's Old Boys kishte Yamaha-n si sponsor kryesor. Këtë sigurisht që mund ta bënte vetëm një yll si Diego Maradona. Për rekord, skuteri i Diego-s fillimisht ishte me çmim nga shitësi në 180.000 € dhe tani ka rënë në 27.500 €!

Ky është skuteri i rrallë i Maradonës…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll