Politike

Nano-Spiropalit: Rama është bosi yt. Si i përgjigjet ministrja analistit (VIDEO)

1 Mars 2019, 07:08 Nga DOSJA
Nano-Spiropalit: Rama është bosi yt. Si i përgjigjet ministrja

Tiranë/Teksa u diskutua për situatën politike në vend dje në “Opinion” nuk mungoi edhe një debat mes Mustafa Nanos dhe ministres Elisa Spiropalit.

Në një moment Nano e quan Edi Ramën si bosin e Spiropalit, por kjo e fundit nuk e pranon këtë gjë dhe i thotë se ai është kryeministri i vendit dhe jo bosi i saj.

DEBATI:

Nano:  Kjo është opozita dhe hesapet duhet të bëhen me këtë opozitë. Edhe Spiropali dhe  bosi jot  duhet ta dijë.

Spiropali: Ai është kryeministri i vendit, nuk është bosi im.

Nano: Po mirë edhe bosi jot është pse e more si ngarkesë fyese.

Spiropali: Nuk është as bosi i shqiptarëve, është kryeministri ynë. Për të qenë korrekt se u duk tani si…

Marku (duke qeshur): Është hero kombëtar.

Nano: Unë jam me idenë që hesapet duhen bërë me këtë opozitë siç është. Këtu do precipitojë në një konflikt civil. Dhe këta zotërinjtë që erdhën do kenë tjetër qëndrim. Përplasja do të ndodhë që të ndërrojë një klasë politike të korruptuar me një klasë politikë të korruptuar. Nuk e shikoj me entuziazëm. Nuk ka ndodh ndonjëherë që ndërkombëtarët të jenë në kor kundër opozitës. Marrëdhëniet e opozitës me ndërkombëtarët këna qenë gjithmonë të vështira. Unë e shikoj që do ketë zgjedhje të parakohshme, por do ketë kur të dojë kryeministri. Në këto rrethana që opozita ka marrë këtë vendim , mund t’i vëmë shumë etiketa.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama elisa spiropali mustafa nano edi rama elisa spiropali mustafa nano

Sondazh

Poll