Politike

Thaçi në Tiranë, darkon për herë të tretë me Ramën, ç’po ‘kurdisin’ dy liderët? (FOTO)

1 Mars 2019, 07:31 Nga DOSJA
Thaçi në Tiranë, darkon për herë të tretë

Tiranë-Miqësia mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama gjen një tjetër pikë kontakti. Mbrëmjen e djeshme ata kanë darkuar në një ndër lokalet e njohura të Tiranës.

Pas një shëtitjeje të qetë dhe i vetëm në rrugët kryesore të kryeqytetit presidenti Thaçi,  ashtu siç shihet edhe në foton e siguruar nga Dosja.al, mësohet se  ka darkuar me kryeministrin  Rama në lokalin “Padam”, pranë ish-Radio Televizionit Shqiptar.

Takimi në mjedise të tilla jozyrtare është i treti pasi  i pari  ka qenë më 20 Janar, ku Thaçi dhe Rama janë parë duke pirë një kafe në një ndër lokalet e Tiranës.  Takimi mes tyre u bë i ditur nga vet Kryeminstri Rama në një postim në rrjetet sociale.

Ndërsa i dyti ka qenë  në shtëpinë e re të presidentit të Kosovës në afërsi të Prishtinës, ku Rama ishte prezent dhe shpërndau edhe një foto të posaçme. (lexo këtu)

Rama dhe presidenti i Kosovës janë dy ndër politikanët shqiptarë që së fundmi janë koordinuar të paktën për çështjen e marrëveshjes me Serbinë.

Ata njihen për miqësinë e ngushtë me njëri-tjetrin dhe së fundi janë akuzuar nga opozita shqiptare se bashkëpunojnë me Serbinë për të ndarë Kosovën. Këto akuza janë mohuar nga Rama dhe Thaçi të cilët i quajnë  se janë thjesht akuza politike.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike darka në tiranë edi rama hashim thaci marrëveshja kosovë-serbi darka në tiranë edi rama hashim thaci marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll