Politike

Sondazhi që ka trazuar ujërat në politikën shqiptare, PS bie nga “froni”, PD nis rritjen

1 Mars 2019, 07:52 Nga DOSJA
Sondazhi që ka trazuar ujërat në politikën shqiptare, PS bie

TIRANË- Në një kohë që vendi ynë ka hyrë në një krizë të thellë politike, ku palët janë shumë larg njëra-tjetrës, në zyrtat e partive është dorëzuar një sondazh nga një kompani gjermane. Siç duket dhe nga retorika e të gjithë liderëve politikë, ky sondazh ka trubulluar jo pak ujërat në politikë.

Partitë kryesore kanë pësuar një rënie të ndjeshme, nëse i krahasojmë me zgjedhjet e fundit  dhe duket se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot do të triumfonte elektorati gri. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë mbi 25% e popullësisë që nuk dëshirojnë të votojnë asnjë partia.

I njëjti burim saktëson se Partia Socialiste vijon të jetë më e votuara, por duket se ka rënë nga “froni” i pushtetit dhe ka pësuar një rënie me 10% nga zgjedhjet e fundit. Partia Demokratike ka pësuar një rritje të lehtë, por sërish mbetet partia e dytë më e votuar.

Ndërkohë që dhe LSI ka pësuar një rënie të ndjeshme, pasi sipas sondazhit të kryer nga gjermanët arrin të marrë vetëm 2 deri në 3% të votave.

Kujtojmë që zgjedhjet e fundit në Shqipëri janë zhvilluar në vitin 2017, në të cilat Partia Socialiste arriti që të merrte 74 deputetë duke krijuar qeverinë e vetme. Ndërsa Partia Demokratike pësoi një rënie shumë të madhe në këto zgjedhje.

REZULTATET E SONDAZHIT

Partia Socialiste 38 deri në 40%

Partia Demokratike 25 deri në 30%

Lëvizja Socialiste për Integrim 2 deri në 3%

Nuk votojnë asnjë parti 25%

REZULTATET E 2017

PS:   764750 votues, 48.34 %, 74 mandate.

PD:  456413 votues, 28.85 %, 43 mandate.

LSI:  225901 votues, 14.28 %, 19 mandate.

PDIU: 76069 votues, 4.81 %,  3 mandate.

PSD:   14993 votues, 0.95 %,  1 mandat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lsi pd ps sondazhi 2019 sondazhi i gjermaneve zgjedhjet ne shqiperi lsi pd ps sondazhi 2019 sondazhi i gjermaneve zgjedhjet ne shqiperi

Sondazh

Poll