Politike

Djegia e mandateve/ Berisha paralajmëron përjashtimin e Rudina Hajdarit: S’kemi dy standarde

28 Shkurt 2019, 21:39 Nga DOSJA
Djegia e mandateve/ Berisha paralajmëron përjashtimin e Rudina

Ish-krymeinistri Sali Berisha ka paralajmëruar përjashtimin e deputetes demokrate Rudina Hajdari, nëse kjo e fundit do të dalë kundër vendimit të grupit, Kryesisë apo Këshillit Kombëtar të PD. (Lexo këtu)

I ftuar në studion e emisionit “360 gradë”, Berisha i pyetur nga gazetarja Beti Njuma, nëse do të përjashtohet Hajdari nëse nuk pranon dorëzimin e mandatit, Berisha u shpreh se nuk mund të ketë dy standarde dhe se në një rast të tillë ajo do të përjashtonte veten.

Po ashtu Berisha nuk përjashtoi mundësinë e tërheqjes së të zgjedhurve lokalë.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Nuk mund të kesh dy standarde. Ai është një vendim….

Beti Njuma: Duhet përjashtuar edhe zonja Hajdari?

Berisha: Përjashton veten. Zt.Murrizi ka qenë në grup parlamentar, ka votuar. Nuk di se mund të adoptohen dy standarde.

Zheji: Absolutisht nuk keni asnjë shqetësim se mund të mbushet Parlamenti.

Berisha: Me falsitete vetëm sa zgjon revoltën më të madhe qytetare. Nuk ka të ndalur ky revolucion. Ky është cunam social.

Kujtojmë se deputetja Rudina Hajdari ende nuk ka dorëzuar mandatin e saj, ndërsa është shprehur se do të bëjë publik qëndrimin, por momentalisht ka probleme shëndetësore. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites përjashtimi i rudina hajdarit rudina hajdari sali berisha djegia e mandateve te opozites përjashtimi i rudina hajdarit rudina hajdari sali berisha

Sondazh

Poll