Bota

Akuzohet për vjedhje në Kuvajt, Gjykata merr vendim për mosekstradimin e burrit të Arta Bajramit

Lajmin për këtë vendim të Gjykatës ka konfirmuar, avokati i Sekiraqës, Tahir Rrecaj. Ai tha se arsyeja e mos lejimit të ekstradimit janë arsyet ligjore mes Kosovës dhe Kuvajtit.

19 Prill 2023, 19:02 Nga a.l
Akuzohet për vjedhje në Kuvajt, Gjykata merr vendim për
Xhemail Sekiraqa

KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim që të mos lejoj ekstradimin e bashkëshortit të këngëtares së njohur kosovare, Arta Bajrami, Xhemail Sekiraqës. Sekiraqa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitjen e një ore “Rolex”, në Bahrein.

Lajmin për këtë vendim të Gjykatës ka konfirmuar, avokati i Sekiraqës, Tahir Rrecaj. Ai tha se arsyeja e mos lejimit të ekstradimit janë arsyet ligjore mes Kosovës dhe Kuvajtit.

Nga Gjykata e Kuvajtit është dënuar me 10 vjet burg dhe punë të detyrushme. Nuk është lejuar ekstradimi për shkak se nuk plotësohen kushtet nuk kemi marrëveshje me shtetin e Kuvajtit, nuk është lejuar, është e saktë”, tha avokati Rrecaj. 

Sekiraqa u arrestua në rrugën “UÇK” në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar për vjedhje.  

xhemail sekiraqa

Sondazh

Poll