Bota

Nisin sërish sulmet në kryeqytet, forcat gjermane pezullojnë misionin e evakuimit nga Sudani

Ushtria e Bundesw ehr-it e ndërpreu misionin mes raporteve për përleshje të reja dhe sulme ajrore në Khartoum.

19 Prill 2023, 18:25 Nga a.l
Nisin sërish sulmet në kryeqytet, forcat gjermane pezullojnë
Sulm në Sudan

SUDAN-  Një mision i ushtrisë gjermane për të evakuuar rreth 150 qytetarë nga Sudani që ishte planifikuar për sot është anuluar për shkak të luftimeve në kryeqytetin Khartoum.  

Forcat ajrore Luftë affe kishin dërguar tre avionë transporti A400M për misionin mëngjesin e kësaj të mërkure. Avionët kishin zbritur në Greqi për një ndalesë karburanti. Ushtria e Bundesw ehr-it e ndërpreu misionin mes raporteve për përleshje të reja dhe sulme ajrore në Khartoum, shkruajnë mediat e huaja. 

Luftimet shpërthyen në Sudan të shtunën, duke vrarë të paktën 185 njerëz dhe duke prishur një plan të mbështetur ndërkombëtarisht për një tranzicion në demokracinë civile në vend. Fuqitë e huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë bë rë thirrje të vazhdueshme për një armëpushim midis ushtrisë dhe forcave paraushtarake mes shqetësimeve për situatën gjithnjë e më të rëndë humanitare. 

sulm ne sudan

Sondazh

Poll