Bota

Nipi i presidentit John F. Kennedy shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale: Do i japim fund shtrirjes korruptive të pushtetit

Djali i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Robert F. Kennedy dhe nipi i Presidentit John F. Kennedy, 69-vjeçari ka shpallur kandidaturën e tij në Boston Park Plaza në Boston.

19 Prill 2023, 18:28 Nga I.A
Nipi i presidentit John F. Kennedy shpall kandidaturën për
Robert F. Kennedy Jr

SHBA- Robert F. Kennedy Jr. një aktivist kundër vaksinave dhe avokat nga familja e famshme politike Kennedy, njoftoi të mërkurën se do të kandidojë për president në vitin 2024 në radhët e demokratëve. Djali i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Robert F. Kennedy dhe nipi i Presidentit John F. Kennedy, 69-vjeçari ka shpallur kandidaturën e tij në Boston Park Plaza në Boston.

"Kam ardhur këtu sot për të shpallur kandidaturën time për nominimin demokrat për President të Shteteve të Bashkuara," tha ai, duke vënë në dukje se qëllimi i fushatës dhe presidencës së tij do të ishte t'i japë fund shkrirjes korruptive të pushtetit shtetëror dhe korporativ.

Kennedy, është bërë një nga zërat më të spikatur në lëvizjen kundër vaksinave, si themeluesi i Mbrojtjes së Shëndetit të Fëmijëve, një organizatë jofitimprurëse e njohur kryesisht për përpjekjet e saj kundër vaksinës.  Ai tani do të përballet me Marianne Williamson, që shpalli kandidaturën e saj më 4 mars. Po ashtu ai mund që të përballet gjithashtu me Presidentin Joe Biden, i cili ka thënë vazhdimisht se synon të kandidojë për rizgjedhje në 2024.

robert f. kennedy jr.

Sondazh

Poll