Bota

Konkursi TRONDITËS/ Do të merrnin 155 dollarë për t'i vrarë, anulohet gjuetia e maceve nga fëmijët në Zelandën e Re

Gara e gjuetisë së maceve në Zelandën e Re nga fëmijët është anuluar, pas kritikave të shumta të aktivistëve të të drejtave të kafshëve në vend. 

19 Prill 2023, 18:31 Nga a.l
Konkursi TRONDITËS/ Do të merrnin 155 dollarë për t'i
Macja

ZELANDA E RE- Gara e gjuetisë së maceve në Zelandën e Re nga fëmijët është anuluar, pas kritikave të shumta të aktivistëve të të drejtave të kafshëve në vend. 

Gjuetia vjetore shpalli një kategori të re për fëmijë këtë vit për të synuar macet e egra, të cilat përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për biodiversitetin e vendit. Konkurrentët u udhëzuan të mos vrisnin kafshët shtëpiake, por kushdo që vriste macet më të egra do të merrte një çmim me vlerë rreth 155 dollarë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ngjarja, e cila kishte qenë pjesë e një mbledhjeje fondesh për një shkollë, u kritikua nga aktivistët e të drejtave të kafshëve, të cilët argumentuan se fëmijët nuk do të ishin në gjendje të bënin dallimin midis maceve të egra, endacake dhe shtëpiake. Organizatorët e gjuetisë thanë të martën se kategoria e fëmijëve nuk do të vazhdojë më. 

zelanda e re

Sondazh

Poll