Bota

Bastisjet e zyrave në KEK, policia e Kosovës konfirmon hetimet

Çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”. 

19 Prill 2023, 17:01 Nga a.l
Bastisjet e zyrave në KEK, policia e Kosovës konfirmon hetimet
Bastisen zyrat e KEK në Kosovë

KOSOVË- Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke zhvilluar një kontroll në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti duke mos dhënë detaje shtesë.

Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, ka thënë Mehmeti. 

Ndërkaq, Policia e Kosovës përkatësisht hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike janë duke bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Çështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”. 

kek

Sondazh

Poll