Bota

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Daçiç: I pamerituar, nuk janë respektuar marrëveshjet

Daçiç u shpreh se para se të merret vendimi për liberalizimin e vizave, komuniteti ndërkombëtar duhet të shohë nëse Kosova ka respektuar marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel.

19 Prill 2023, 16:33 Nga I.A
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Daçiç: I pamerituar,
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se vendimi i Parlamentit Europian për heqjen e vizave për Kosovën është një vlerësim të pamerituar për qeverinë e saj. Gjatë një interviste për mediat serbe, Daçiç u shpreh se para se të merret vendimi për liberalizimin e vizave, komuniteti ndërkombëtar duhet të shohë nëse Kosova ka respektuar marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel.

“Ajo që po ndodh sot është sikur po përjetojmë një amnezi koleketive. Parlamenti Europian miratoi liberalizimin e vizave, pavarësisht faktit se Kosova nuk ka përmbushur asnjë detyrim në Bruksel, për marrëveshjet e firmosura”, tha Daçiç.

Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë. 

ivica daçiç liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll