19 Prill 2023, 16:11
Nga a.l
Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendeëskryeministri i kosovës, Besnik Bislimi ka qenë njëndër të parët që ka reaguar pas nënshkrimit të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovës, në Strasburg. Ai e konsideroi këtë proces të gjatë dhe me shumë pengesa, por që në fund u përmbyll me sukses, falë punës së qeverisë. Ai përmendi faktin se qytetarët e Kosovës kanë pritur më shumë se 12 vjet, ndërsa i falënderoi ata për durimin.
“Ka qenë një proces i gjatë, i vështirë dhe me shumë pengesa. Ka marrë 12 vjet kohë. Kishte ngecur në Këshill për shumë vjet. Por, kemi punuar ngushtë me të gjitha shtetet anëtarë që kjo të bëhej e mundur. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët për durimin. Do të bëjmë fushata për t’i njoftuar ata se çfarë është dhe çfarë nuk është liberalizimi”, u shpreh Bislimi.
Sipas tij, me heqjen e liberalizimit të vizave kosovarët do të ndjehen më evropianë.
“Është mesazh për qytetarët se edhe ne jemi pjesë e Evropës. Ka të bëjë me studentët, sportistët, të cilët mund ta eksplorojnë Evropën”, deklaroi Bislimi.
Një ditë më parë, më 18 prill, Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vizat, duke përmbyllur procedurat vendimmarrëse për këtë çështje. Miratimi u bë pa votim, pasi nuk pati asnjë kundërshtim dhe i hapi rrugën qytetarëve të Kosovës që të lëvizin pa viza në vendet e zonës Schengen prej 1 janarit të vitit 2024. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit, së bashku me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në selinë e Parlamentit Evropian, dhe u drejtua nga shefja e këtij institucioni, Roberta Metsola. Pjesëmarrës në ceremoni ishte edhe një përfaqësues i Suedisë, meqë ky shtet kryeson Bashkimin Evropian në këtë periudhë.
liberalizimi i vizave per kosoven
Bota
19 Prill 2023, 15:59
a.l
Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave
KOSOVË- Nënshkruhet në Strasburg akti ligjor i Bashkimit Evropian për liberal...
Bota
19 Prill 2023, 15:41
a.l
Restoranti shqiptar
SHBA- Prestigjiozja amerikane “The New York Times” ka publikuar një listë të 100 restoranteve m&e...
Bota
19 Prill 2023, 15:44
I.A
Balona
FRANCË- Zephalto, një kompani franceze, po ofron udhëtim në stratosferë me një balonë për 120,000 € p...
Bota
19 Prill 2023, 15:29
a.l
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut
MAQEDONI E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar tre marrëveshje në...
Bota
19 Prill 2023, 15:23
a.l
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç
KOSOVË- Ish-zëvendësambasadori i Kosovës në Gjemani, Blerim Canaj deklar...
Bota
19 Prill 2023, 15:08
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zvilluar sot një takim me ministrin e Pu...
Bota
19 Prill 2023, 14:32
a.l
Alain Robert
FRANCË- Një alpinist i njohur si "Spiderman francez" është ngjitur në një rrokaqiell 38-katësh në...
Bota
19 Prill 2023, 14:14
a.l
Spiralja në Aurorën Polare në Alaskë
Një spirale misterioze blu që përngjan me një galaktikë është ...
Bota
19 Prill 2023, 14:06
a.l
Tobias Billstrom
SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom ka...
Bota
19 Prill 2023, 14:01
a.l
Ralph Paul Earl
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka ftuar në Shtëpinë e Bardhë adoleshentin afro-amerikan, Ralph Paul Ea...