Bota

'Qytetarët e Kosovës do të lidhen ngushtë me evropianët'/ Hiqen vizat në Kosovë, Metsola: Moment krenarie për Parlamentin Evropian

Përmes një postimi në rrjete Twitter, Metsola shkruan se ky është një moment krenarie për Parlamentin Evropian i cili sot dha përfundimisht dritën jeshile në këtë proces. 

19 Prill 2023, 16:19 Nga a.l

'Qytetarët e Kosovës do të lidhen ngushtë me

KOSOVË-  Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola e cila mori pjesë në nënshkrimin e aktit ligjor për liberalizimin e vizave ka uruar qytetarët e Kosovës për mbylljen me sukses të këtij procesi të rëndësishëm për vendin. Përmes një postimi në rrjete Twitter, Metsola shkruan se ky është një moment krenarie për Parlamentin Evropian i cili sot dha përfundimisht dritën jeshile në këtë proces. 

Nënshkruar, vulosur, dorëzuar. Moment krenarie për Parlamentin Evropian, pasi sot dhamë dritën jeshile përfundimtare për liberalizimin e vizave me Kosovën. Kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për popullin e Kosovës – të udhëtojë, të bëjë biznes, të thellojë lidhjen me evropianët”, ka shkruar Metsola në Twitter.

Pas nënshkrimit të vendimit, hapi i fundit mbetet botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare. Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.  

liberalizimi i vizave per kosoven roberta metsola

Sondazh

Poll