Bota

Asosacioni i Komunave Serbe/ Vuçiç: Kanë kaluar 10 vjet, Kosova nuk ka bërë asgjë

Në një konferencë të përbashkët, Vuçiç tha se sot shënohet 10 vjetori i marrëveshjes në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij nuk ka bërë asgjë për formimin e Asosacionit të komunave serbe.

19 Prill 2023, 15:08 Nga a.l
Asosacioni i Komunave Serbe/ Vuçiç: Kanë kaluar 10 vjet,
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom ku kanë diskutuar për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe. Në një konferencë të përbashkët, Vuçiç tha se sot shënohet 10 vjetori i marrëveshjes në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij nuk ka bërë asgjë për formimin e Asosacionit të komunave serbe, shkruan Tanjug.rs. 

“Sot bëhen 10 vjet nga miratimi i Marrëveshjes së Brukselit. Ju formoni një ZSO me fuqi thelbësore dhe kur ta bëni këtë, Serbia gjithmonë e ka mbajtur fjalën, edhe pas Marrëveshjes së Brukselit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen. Por nuk ka asnjë lojë për këtë. Ju duhet ta përmbushni atë dhe vetëm kur ta përmbushni, atëherë ne do të përmbushim pjesën tonë. Ndoshta në shenjë vullneti të mirë do të bëjmë diçka në mënyrë të njëanshme, por kjo nuk ka të bëjë me detyrimin tuaj, të cilin duhet ta përmbushni plotësisht. Sepse është një obligim që ekziston që nga 19 prilli 2013”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në Serbia pret që Kosova të përmbushë detyrimet e caktuara nga marrëveshja në 2013, dhe më pas ata do kryejnë detyrimet e tyre. 

aleksander vucic

Sondazh

Poll