Bota

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton 3 marrëveshjet në kuadër të Procesit të Berlinit, Osmani: Janë të rëndësishme për lëvizjen e lirë të njerëzve

Ndër të tjera, ministri i Punëve të Jashtme deklaron se marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, më përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.

19 Prill 2023, 15:29 Nga a.l
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton 3 marrëveshjet në
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut

MAQEDONI E VERIUT-  Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar tre marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit. Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Facebook', Osmani njoftoi se është ratifikuar marrëveshja për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare si dhe marrëveshjen e kualifikimeve profesionale. Ndër të tjera, ministri i Punëve të Jashtme deklaron se marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, më përputhje me praktikat më të mira të Bashkimit Evropian.

Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. Marrëveshjet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme në kontekstin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe shërbimeve, në përputhje me vlerat dhe praktikat më të mira të BE-së. Procesi i Berlinit e ndihmon integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Osmani në Facebook. 

Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. 

 

bujar osmani procesi i berlinit

Sondazh

Poll