Bota

FOTO E RRALLË/ Shfaqet një spirale misterioze në Aurorën Polare në Alaskë, turistët 'shtangin' të habitur

Për një moment, fotografët dhe të apasionuarit pas këtij fenomeni të rrallë në qiejt e Alaskës menduan se spiralja misterioze mund të ishte një portal në një dimension tjetër.

19 Prill 2023, 14:14 Nga a.l
FOTO E RRALLË/ Shfaqet një spirale misterioze në Aurorën
Spiralja në Aurorën Polare në Alaskë

Një spirale misterioze blu që përngjan me një galaktikë është shfaqur në Alaskë. Momenti është fotografuar nga të pranishmit të cilët në fakt ishin duke shijuar pamjen mahnitëse të dritave veriore ose siç njihen ndryshe 'Aurora Borealis'.  Spiralja u shfaq mëngjesin e së shtunës dhe i habiti të gjithë ndërsa po lëvizte në drejtim të tyre. Për një moment, fotografët dhe të apasionuarit pas këtij fenomeni të rrallë në qiejt e Alaskës menduan se spiralja misterioze mund të ishte një portal në një dimension tjetër, shkruajnë mediat e huaja. 

Pas kryerjes së disa kërkimeve në internet, ky fenomen duket të jetë shkarkimi i motorit të raketës nga një mision SpaceX Transporter-7 që u nis në Falcon 9 rreth tre orë më parë në Kaliforni", shkruan një nga të pranishmit në postimin në Facebook. 

Fenomeni u kap gjithashtu nga kamera e gjithë qiellit e Institutit Gjeofizik në Universitetin e Alaskës Fairbanks. Profesori i asociuar dhe fizikani i hapësirës Don Hampton shpjegoi se karburanti shndërrohet në akull në lartësi të mëdha.

“Nëse ndodh të jetë nën rrezet e diellit, kur jeni në errësirë ​​në tokë, mund ta shihni si një lloj reje të madhe, dhe ndonjëherë është e rrotulluar”, tha ai për Associated Press.

Kjo nuk është hera e parë që vëzhguesit e yjeve shohin një spirale të vogël blu në qiell. Në janar, astronomët vunë re një vorbull të ngjashme në qiellin e natës mbi Haëaii.  Raketa që prodhoi spiralen e së shtunës u nis nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni më 14 prill me 25 satelitë si ngarkesë. 

alaska

Sondazh

Poll