Bota

Takim me Vuçiç/ Kryediplomati suedez: Të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së Ohrit të zbatohen menjëherë

Billstrom ka bërë të ditur se në fokus të bisedimeve ishte edhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai theksoi se Bashkimi Evropian pret të gjitha dispozitat dhe marrëveshja e arritur në Ohër të zbatohet.

19 Prill 2023, 14:06 Nga a.l

 

Takim me Vuçiç/ Kryediplomati suedez: Të gjitha dispozitat e
Tobias Billstrom

 

SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billstrom ka zhvilluar sot një takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Serbi. Billstrom ka bërë të ditur se në fokus të bisedimeve ishte edhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ai theksoi se Bashkimi Evropian pret të gjitha dispozitat dhe marrëveshja e arritur në Ohër të zbatohet.

Në konferencën për media, pas takimit me Vuçiçin, ai tha se Serbia i përket BE-së, e cila është edhe partneri më i madh tregtar dhe se nuk ka alternativa të tjera përveç portit evropian, shkruan Tanjug. 

"Presidenca suedeze e mban Ballkanin Perëndimor lart në agjendë, Serbia është e para në rrugën për t'i vizituar ato vende. Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar rrënjësisht sigurinë e Evropës dhe unë pres që partnerët tanë të bien dakord me ne. Vendet në rajoni janë partnerë thelbësorë në përpjekjet për të mbajtur një Evropë të qëndrueshme”, tha Billstrom. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes. Takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit pritet të mbahet më 2 maj 2023. Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

tobias billstrom

Sondazh

Poll