Politike

Samiti i Diasporës/ Basha refuzon ftesën: Nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë

28 Shkurt 2019, 21:03 Nga DOSJA
Samiti i Diasporës/ Basha refuzon ftesën: Nuk mund të pranoj

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në Samitin e II të diasporës, ndonëse ai ka emrin në listën e ligjëruesve.

Kryeopozitari e quan këtë Samit si një Fasadë, e për këtë shprehet se nuk do të lejojë përdorimin e diasporës nga Rama, që sipas tij mbushi kampet e azikërkuesve me 300 mijë shqiptarë.

“Ne i kemi një borxh të madh diasporës, ndaj nuk mund të pranoj kurrë përdorimin e saj si fasadë nga njeriu që mbushi kampet e azilkërkuesve me 300 mijë shqiptarë duke i përzënë nga shtëpitë e tyre, ja nxiu faqen Shqipërisë me kanabisin dhe ja dorëzoi vendin oligarkëve dhe krimit”, shkruan Basha.

Samiti i ka çelur siparin ditën e sotme, me një pritje në Pallatin e Brigadave. (Lexo këtu)

(B.B./ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha refuzon ftesën lulzim basha samiti i diaspores basha refuzon ftesën lulzim basha samiti i diaspores

Sondazh

Poll