Bota

“Ka një SHENJË të çuditshme në qafë”/ Spekulime të reja për shëndetin e Putinit, politikani ukrainas: Vështirë në lëvizje, nuk dukej mirë (FOTO)

Gazeta ukrainase e lajmeve Dialog.ua raportoi se një foto e marrë nga agjencia e lajmeve Tass tregonte një "shenje të çuditshme" në qafën e tij, "si një shenjë të madhe."

19 Prill 2023, 09:43 Nga k.m.
“Ka një SHENJË të çuditshme në
Vladimir Putin

MOSKË- Dalja publike e Vladimir Putin në një shërbim të Pashkëve ka bërë që edhe njëherë të gjithë të nxjerrin lupat për ta parë me kujdes për ndonjë shenjë se diçka nuk shkon me shëndetin e tij. E mesa duket ia kanë dalë pasi e kanë parë që ka një shenjë në qafë, gjë që ka çuar në spekulime të reja se ai është i sëmurë rëndë.

Gazeta ukrainase e lajmeve Dialog.ua raportoi se një foto e marrë nga agjencia e lajmeve Tass tregonte një "shenje të çuditshme" në qafën e tij, "si një shenjë të madhe."

“Ka një SHENJË të çuditshme në

Shenja ka nisur aludimet se ai mund t'i jetë nënshtruar ndonjë lloj procedure mjekësore. Politikani ukrainas Alexei Goncharenko shtoi spekulimet duke u shprehur se vizita e Putinit në shërbimin e Pashkëve në Moskë la vend për dyshime.

"Ai nuk dukej mirë në kishë dje. Ai kishte vështirësi në lëvizje. Dhe fotot tregojnë qartë një shenjë në qafë. Me shumë mundësi ai iu nënshtrua një lloj procedure mjekësore. Nuk e di se çfarë bëjnë atje. Ndoshta ka bërë ndonjë lloj ventilimi artificial të mushkërive apo diçka tjetër,”- tha Goncharenko duke folur në rusisht.

Vitin e kaluar, agjencia kërkimore Proekt njoftoi se, bazuar në dokumentet sekrete, se Putin kishte kancer, e po ashtu në të njëjtin përfundim kishin dalë edhe shërbimet amerikane, bazuar në dokumentet "Top Secret" të Pentagonit. 

vladimir putin

Sondazh

Poll