Bota

Tronditëse në SHBA/ 13-vjeçari humb jetën teksa bënte lojën e rrezikshme në 'Tik Tok'

I mituri filloi të ketë kriza menjëherë pasi kishte gëlltitur ilaçin në kuadër të të ashtuquajturës “Sfida Benadryl”, ndërkohë që një shok po e filmonte. Jacob Stevens Greenfield humbi jetën më 12 prill pasi ishte në intubim në terapi intensive për 6 ditë. 

19 Prill 2023, 09:36 Nga f.i
Tronditëse në SHBA/ 13-vjeçari humb jetën teksa bënte
Jacob Stevens Greenfield

SHBA- Një 13-vjeçar nga Ohio ka humbur jetën nga një sfidë e rrezikshme në TikTok. Mediat e huaja raportojnë se sfida përfshinte konsumimin e 12 deri në 14 tabletave 'Benadryl', medikament i cili përdoret për të lehtësuar simptomat e alergjisë, ethet dhe ftohjen e zakonshme.

"Sfida" për të gëlltitur 12 deri në 14 pilula 'Benadry' në Tik Tok, supozohej të krijonte halucinacione, por rezultati ishte vdekjeprurës për 13-vjeçarin, Jacob Stevens Greenfield. I mituri filloi të ketë kriza menjëherë pasi kishte gëlltitur ilaçin në kuadër të të ashtuquajturës “Sfida Benadryl”, ndërkohë që një shok po e filmonte. Jacob Stevens Greenfield humbi jetën më 12 prill pasi ishte në intubim në terapi intensive për 6 ditë. 

Prindërit e 13-vjeçarit publikuan foton e djalit të tyre në spital, duke treguar se çfarë i bëri atij një sfidë në internet. Justin Stevens, babai i të miturit tha se ishte “dita më e rëndë e jetës së tij”.

Tronditëse në SHBA/ 13-vjeçari humb jetën teksa bënte

vdes 13 vjecari ne shba

Sondazh

Poll