Aktualitet

I preu fytyrën me thikë banakierit kinez, arrestohet pas 4 muajsh 51-vjeçari shqiptar

Pas debatit, klienti shqiptar ka shkuar në tualet dhe pasi ka dalë jashtë është afruar në banakun e klubit, duke e goditur me një thikë në fytyrë banakierin.

18 Prill 2023, 22:07 Nga F.M
I preu fytyrën me thikë banakierit kinez, arrestohet pas 4 muajsh
Karabinierët

ITALI- Një 51-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet në Bologna pasi akuzohet se ka plagosur një banakier, ngjarje e ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari ka debatuar me banakierin, pasi ky i fundit nuk e la të përdorë makinetat e lojërave të fatit jashtë orarit.

Pas debatit, klienti shqiptar ka shkuar në tualet dhe pasi ka dalë jashtë është afruar në banakun e klubit, duke e goditur me një thikë në fytyrë banakierin.

Banakieri qëndroi 15 ditë në spital pasi në një anë të fytyrës iu bë një plagë e madhe. Për muaj me radhë, karabinierët hetuan shqiptarin dhe e identifikuan përmes dëshmive të marra nga të pranishmit që ndodheshin në lokalin ku ndodhi sherri.

shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll