Bota

Eskpozonte jetën e luksit në rrjete sociale/ Trafikantja e drogës në Britani dënohet me 7 vite burg, si u përpoq të justifikohej me punën si inxhiniere

Ajo u deklarua fajtore për veprën penale të trafikut të drogës nga Gjykata e Hull Crown.  

18 Prill 2023, 17:32 Nga a.l
Eskpozonte jetën e luksit në rrjete sociale/ Trafikantja e drogës
Danielle Stafford

BRITANI- Një trafikante droge në Britani e identifikuar me emrin Danielle Stafford 29 vjeç është dënuar me 7.5 vite burg. Mediat e huaja raportojnë se Stafford u arrestua në maj të 2020 nga policia, në zonën e quajtur Hull. Pasi kontrollit në banesën e saj në Hallgate, Cottingham policia gjeti 30 mijë paund, veshje luksoze dhe drogë. Ajo u deklarua fajtore për veprën penale të trafikut të drogës nga Gjykata e Hull Crown.  

Stafford shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë, kokainë dhe kanabis në zona të ndryshme. E reja që punonte si inxhiniere në Cottingham, përpiqej të pretendonte se ishte viktimë e një grupi trafikantësh, por më pas u kap nga policia teksa qarkullonte me lëndë narkotike në Hull. Trafikantja u përpoq të justifikohej duke thënë se sendet e saj luksoze nuk ishin origjinalë por imitime dhe se familjarët e saj kishin paguar për pushimet jashtë shtetit. 

danielle stafford

Sondazh

Poll