Bota

Drejtësia ruse hap një tjetër çështje penale ndaj liderit të opozitës, Alexei Navalny

Navalny aktualisht ndodhet në burg, pasi është dënuar me 9 vite heqje lirie.

18 Prill 2023, 16:53 Nga a.l
Drejtësia ruse hap një tjetër çështje penale ndaj
Alexei Navanly

RUSI- Rusia ka hapur një tjetër çështje penale ndaj liderit të opozitës dhe njëkohësisht kritikut të presidentit rus Vladimir Putin, Alexei Navalny. Lajmi u njoftua nga zëdhënësja e tij duke denoncuar se është një provokim nga autoritetet e burgut. Dyshohet se shkak këtë herë janë bërë akuzat ndaj Putinit për helmim. Navalny aktualisht ndodhet në burg, pasi është dënuar me 9 vite heqje lirie, shkruajnë mediat e huaja. 

Një çështje e re penale është hapur kundër Alexei Navalny,” shkroi Kira Iarmych në Twitter. 

Mbështetësit e tij i shohin akuzat si një dënim për sfidën ndaj Vladimir Putin. Pak ditë më parë zëdhënësja e tij hodhi dyshimet se ai mund të jetë helmuar pas disa probleme shëndetësore që shfaqi.

alexei navalny

Sondazh

Poll