Bota

“Dilni MENJËHERE nga shtëpitë tuaja”, rikthehet mashtrimi me fletushkat false në Itali, reagon me urgjencë Policia

Uniformat blu kanë nisur një alarm ku fton qytetarët të raportojnë çdo fletëpalosje tjetër dhe të informojnë sa më shumë persona se e gjitha është falso.

18 Prill 2023, 16:59 Nga k.m.
“Dilni MENJËHERE nga shtëpitë tuaja”, rikthehet
Fletushka

ITALI- Një mashtrim i ri është "shpikur" në Itali. Fletushka shpërndahen në dyert e disa pallateve në shumë qytete, aq sa Policia u desh të reagonte. Uniformat blu kanë nisur një alarm ku fton qytetarët të raportojnë çdo fletëpalosje tjetër dhe të informojnë sa më shumë persona se e gjitha është falso.

"Është raportuar në shumë qytete se po shpërndahen fletushka të rreme. Është një mashtrim! Raportoni dhe informoni të moshuarit. Në fletëpalosjet e shpërndara shkruhet: Dilni nga shtëpitë tuaja! Ministria e Brendshme,"-bën me dije Policia. 

Ky version mashtrimi është përdorur edhe gjatë pandemisë së koronavirusit, pra nuk është asgjë e re./Tgcom24

itali

Sondazh

Poll