Bota

Mattarella viziton Aushvicin: Një vend i paimagjinueshëm, historia nuk duhet harruar

Presidenti italian Sergio Mattrella viziton muzeun e Aushvicit në Poloni

18 Prill 2023, 17:00 Nga a.d
Mattarella viziton Aushvicin: Një vend i paimagjinueshëm, historia nuk
Sergio Mattarella

POLONI- Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella mbërriti në Aushviç nga Varshava në ditën e dytë të vizitës së tij në Poloni. Pas vizitës në muzeun e Aushvicit, kreu i shtetit mori pjesë në Marshimin Tradicional të të Gjallëve në përkujtim të viktimave të Holokaustit. Në këtë përvjetor mijëra studentë nga e gjithë bota ishin të pranishëm në kampin nazist. Sergio Mattarella u shoqërua në vizitën e tij nga motrat Bucci, ndër të pakta dëshmitarë ende gjallë të tmerrit të Holokaustit.

Ne jemi sot këtu për të bërë homazh dhe për të kujtuar miliona qytetarë të vrarë nga një regjim gjakatar si nazistët, të cilët, me bashkëfajësinë e regjimeve fashiste evropiane, kryen një krim të urryer kundër njerëzimit. Një krim që nuk mund të njohë as harresë dhe as falje”, theksoi Mattarella.

"Sot është dita e Yom HaShoah, Dita e Përkujtimit të Holokaustit. Të kujtuarit është një dimension angazhimi. Është dëshmi se, kundër lajmëtarëve të harresës, kujtesa fiton. Për të pohuar krenarinë e dëshirës për të qenë persona njerëzorë. Për të përsëritur 'kurrë më'." shtoi ai.

Gjatë fjalimit të tij, Presidenti falenderoi motrat Bucci, për dëshmitë e tyre.

"Këtë vit dy motra italiane që i mbijetuan tmerreve të Birkenaut, që po na shoqërojnë në këtë përvojë të paharrueshme: Tatiana dhe Andra Bucci. Bashkë me to, studentë të rinj nga e gjithë Italia. Falenderimet tona shkojnë për Tatianën dhe Andrën".

“Ju duhet t’i mbani gjallë këto ngjarje historike, ato nuk duhet të harrohen”, i’u drejtua Mattarella studentëve të pranishëm./Ansa.it

aushvic mattarella

Sondazh

Poll