Bota

Presidenti zvicerian: Nuk mund të na kërkohet të shkelim ligjet tona duke dërguar armë në Ukrainë

18 Prill 2023, 17:00 Nga a.l
Presidenti zvicerian: Nuk mund të na kërkohet të shkelim ligjet
Alain Berset

ZVICËR- Presidenti i Zvicrës, Alain Berset tha se vendit nuk mund t'i kërkohet të shkelë ligjet, teksa diskutonte nëse armët zviceriane mund të rieksportohen në Ukrainë. Berset trajtoi çështjen e neutralitetit në një konferencë të përbashkët shtypi në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz, shkruajnë mediat e huaja. 

Zvicra ka qenë një vend neutral që nga viti 1815, me kornizën e saj ligjore që siguron që ajo të mos dërgojë armë drejtpërdrejt ose tërthorazi në shtetet ndërluftuese. 

Që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, vendi është përballur me presion në rritje nga fqinjët e tij evropianë për të miratuar rieksportin e armëve në Ukrainë.

alain berset

Sondazh

Poll