Bota

Zjarr masiv në një spital në Pekin, vdesin 21 persona, njerëzit krijojnë litarë me çarçafë dhe hidhen nga dritaret

71 persona, pacientë dhe anëtarë të stafit në spital janë evakuuar dhe janë dërguar në një tjetër godinë.

18 Prill 2023, 17:31 Nga F.M
Zjarr masiv në një spital në Pekin, vdesin 21 persona,
Pekin

PEKIN- 21 persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi në një spital në Pekin. The Sun shkruan se ngjarja ka ndodhur këtë mesditë pasi shpërtheu një zjarr në Changfeng, në spitalin e Pekinit.

Sipas të dhënave të deritanishme, 71 persona, pacientë dhe anëtarë të stafit në spital janë evakuuar dhe janë dërguar në një tjetër godinë. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë njerëz që ngjiten në dritare duke përdorur çarçafët e lidhur si litarë. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

zjarr ne pekin

Sondazh

Poll