Bota

Policia aksion në Irak, 200 të arrestuar për konsumim të alkoolit gjatë Ramazanit

Lajmi është raportuar sot nga Ministria e Brendshme e Irakut.

18 Prill 2023, 16:48 Nga k.m.
Policia aksion në Irak, 200 të arrestuar për konsumim të
Foto ilustruese

IRAK- Rreth 200 persona janë arrestuar në Irak në orët e fundit në strofkat klandestine të lojërave të fatit në Bagdad, ku servirej alkool. Gjë që konsiderohet kriminale gjatë muajit islamik të Ramazanit.

Lajmi është raportuar sot nga Ministria e Brendshme e Irakut.

Policia shënjestroi katër klube nate në kryeqytet ku klientët luanin bixhoz, një aktivitet të ndaluar në Irak, një vend me shumicë myslimane.

Sipas ministrisë, 159 irakianë dhe 32 të huaj, përfshirë gra, u vunë në pranga, e gjithashtu janë sekuestruar edhe “shuma të mëdha parash”.

Alkooli është një temë shumë e debatuar në Irak, pasi shitja e tij është e lejuar dhe e rregulluar, por konsumi i tij publik është i dënueshëm nga shumë qarqe konservatore të shoqërisë./Ansa

irak

Sondazh

Poll