Bota

'Kosova dhe Serbia duhet të shmangin çdo tension'/ Rohde: Zbatimi i marrëveshjes është i nevojshëm

Ai nuk ka dashur të komentojë deklarimet e liderëve në Beograd, por ka theksuar se presin zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

18 Prill 2023, 16:11 Nga a.d
 
'Kosova dhe Serbia duhet të shmangin çdo tension'/ Rohde:
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar se presin zbatim të plotë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe aneksit të dakorduar në Ohër. Ai më tej theksoi se të dy vendet duhet të shmangin çdo tension.

Ne kemi bërë një deklaratë për këtë dhe nevoja e kohës përveç zbatimit është edhe shmangia e çdo tensioni për ndonjë temë tjetër. Ajo që na nevojitet është që të dy palët tani duhet së bashku në mënyrë konstruktive të arrijnë përparim që është i rëndësishëm për qytetarët e të dy vendeve”, ka deklaruar ai.

Ai nuk ka komentuar deklaratat e liderëve në Beograd, por ka theksuar se presin zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër.

“Dua të them se ne e mbështesim plotësisht përfaqësuesin Special të BE-së Lajçak në përpjekjet e tij për të zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe Ohër, dhe siç e kemi thënë Kosova, dhe ju e dini, zbatimi i plotë është nevojë e kohës, dhe kjo është ajo që ne presim”, ka shtuar ai. 

Më tej, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë ka thënë se pret së shpejti takim mes Kosovës dhe Serbisë.

Duhet të pyesni palët për këtë, unë nuk mund të përgjigjem për ta, shpresoj se së shpejti do të ketë një takim, sepse zbatimi do të thotë që ju duhet të filloni punën. Dhe përsëri, mund vetëm të nënvizoj se për të arritur progres, duhet të zbatojmë gjërat e dakorduara në Bruksel dhe Ohër”, ka përfunduar ai.

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars në Ohër për aneksin e zbatimit të marrëveshjes që u arrit në Bruksel. 

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç disa ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes. Takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiçit pritet të mbahet më 2 maj 2023. Kosova dhe Serbia janë dakorduar për propozimin e Bashkimit Evropian dhe për zbatimin e aneks marrëveshjes. Ky takim që pritet të mbahet së shpejti mund të sjellë nënshkrimin për deklaratën për çështjen e personave të pagjetur.

jorn rohde

Sondazh

Poll