Bota

Fotografia e krijuar me AI fiton çmim por autori e refuzon

Ndër fituesit e "Sony World Photography Awards", një nga konkurset më të mëdha vjetore të fotografisë në botë, është një fotografi bardh e zi e dorëzuar nga fotografi gjerman Boris Eldagsen.

18 Prill 2023, 16:41 Nga k.m.
Fotografia e krijuar me AI fiton çmim por autori e refuzon
Fotoja

ITALI- Pas fotove ‘fake’ të Papa Françeskut dhe arrestimit të Donald Trump, një tjetër foto do të rindezë debatin për inteligjencën artificiale.

Ndër fituesit e "Sony World Photography Awards", një nga konkurset më të mëdha vjetore të fotografisë në botë, është një fotografi bardh e zi e dorëzuar nga fotografi gjerman Boris Eldagsen.

Ai titullohet "Pseudomnesia - Elektricisti", është bardh e zi, e mendohet se është shkreput në vitet 1940 dhe portretizon dy gra. Megjithatë, imazhi nuk është shkrepur nga Eldagsen, por është krijuar nga Stable Diffusion, një nga teknologjitë më të avancuara të bazuara në inteligjencën artificiale. Eldagsen e refuzoi çmimin, duke shpjeguar në blogun e tij se ai hyri në konkurs për të hapur debat mbi temën.

Organizatorët e çmimit i thanë BBC News se meqenëse Eldagsen ka vendosur të refuzojë çmimin, ata kanë pezulluar aktivitetet me të dhe, në përputhje me dëshirat e tij e kanë hequr atë nga konkursi. Por ky nuk është çmimi i parë artistik i fituar nga inteligjenca artificiale, pasi gushtin e kaluar një vepër e krijuar nga Midjourney (program dhe shërbim i inteligjencës artificiale) fitoi konkursin e Panairit Shtetëror të Kolorados.

ai

Sondazh

Poll