Politike

Gazi lotsjellës ndaj protestuesve, Berisha: Është sjellë nga një prej banditëve të 97′-ës (EMRI)

28 Shkurt 2019, 20:37 Nga DOSJA
Gazi lotsjellës ndaj protestuesve, Berisha: Është sjellë nga

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, gazi lotsjellës i përdorur nga policia ndaj protestuesve është sjellë nga banda e Gjolekë Malajt, që siç u shpreh ai është një nga banditët e 97′-ës.

I ftuar në studion e emsionit “360 gradë”, Berisha u shpreh gazi i hedhur është helmues luftarak dhe jo lotsjellës, ndërsa shtoi se ka qënë një specialist i ushtrisë së Kosovës që i kishte konfirmuar një gjë të tillë.

“E ka sjellë banda e Gjolekë Malajt, një nga banditët e ’97-s. Ai ka bërë importin e gazit dhe ato janë gazra të sjella nga një grua. Dhe është gjithçka nëpër banda. Informacionin ma ka dërguar një specialist i ushtrisë së Kosovës, që është i njohur me armatimin e ushtrisë serbe të kohës së Millosheviçit.

Policia e ka në rregullore kur përdor gaz-lotsjellës, por ai gaz përdoret për grupet terroriste. Unë mendoj dhe e paralajmëroj Edvinin, të ketë kujdes se populli i ka të gjitha mundësitë dhe aftësisë për të reaguar në të gjitha mënyrat”, – tha Berisha.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gazi lotsjellës protesta para kuvendit sali berisha gazi lotsjellës protesta para kuvendit sali berisha

Sondazh

Poll