Aktualitet

Pengmarrja dhe tortura ndaj 28-vjeçares, avokati i Gushollit: Edhe vajza e ka dhunuar

Avokatët e 31-vjeçarit kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie ndaj të autorit pasi sipas tyre, Gleard Gusholli në një periudhë prej 6 muajsh, konsumonte rregullisht antidepresantë gjë që sipas tyre ka bërë që mos të ketë qenë i kthjellët në veprimet që ka kryer ndaj të dashurës së tij.

18 Prill 2023, 12:19 Nga A.B
Pengmarrja dhe tortura ndaj 28-vjeçares, avokati i Gushollit: Edhe vajza
Gleard Gusholli

TIRANË-Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili dhunoi barbarisht dhe izoloi për një javë në banesë 28-vjeçaren është lënë ditën e sotme në masën e sigurisë 'arrest me burg'.

Gusholli u arrestua dy ditë më parë së bashku me miqtë e tij të cilët ndihmuan që mos të zbulohej e vërteta si dhe të tentonte të arratisej. Avokatët e 31-vjeçarit kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie ndaj të autorit pasi sipas tyre, Gleard Gusholli në një periudhë prej 6 muajsh, konsumonte rregullisht antidepresantë gjë që sipas tyre ka bërë që mos të ketë qenë i kthjellët në veprimet që ka kryer ndaj të dashurës së tij.

Po ashtu, kanë ngritur pretendimin se edhe 28-vjeçarja e ka dhunuar Gushollin kur ishte nën efektin e lëndëve narkotike./Dosja.al

gleard gusholli

Sondazh

Poll