Mori peng të dashurën dhe e TORTUROI për një javë, Gjykata cakton 'arrest me burg' për Gleard Gushollin
Për 4 miqtë e Gushollit, të cilët fshehën ngjarjen, Gjykata ka kërkuar 'detyrim paraqitje'.
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për Gleard Gushollin, 31-vjeçarin i cili mbajti për një javë në banesë dhe dhunoi partneren e tij. Po ashtu, për 4 miqtë e tij, Gjykata ka kërkuar 'detyrim paraqitje', pasi nuk kallëzuan krimin dhe ndihmuan autorin që të largohet nga vendi i ngjarjes.
Për Gushollin janë ngritur akuzat: heqje e paligjshme e lirisë dhe dhunë në familje nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje.
Në seancë ai është shprehur se: Gjithçka ka ndodhur për shkaqe xhelozie”.
SI KA NDODHUR HISTORIA?
E reja që është shtetase gjermane, u mbajt peng për një javë dhe u dhunua në mënyrë brutale nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli, 31 vjeç. Dyshja janë njohur në Gjermani ku vajza është lindur e rritur dhe kishte nisur punë si infermiere.
Gusholli u paraqit si pacient në spitalin gjerman dhe aty ka rënë në kontakt me 28-vjeçaren. Njohja u kthye në një lidhje dashurie, por i riu nisi të ushtronte dhunë. Dyshja u ndanë, por muaj më vonë e reja e fali dhe vendosi t’i jepte një mundësi të dytë. Të dy u kthyen në Shqipëri për të nisur jetën nga e para, por i riu rinisi dhunën. Për një javë rresht e dhunoi me karrige e sende të forta dhe e detyroi të konsumonte lëndë narkotike.
Deri më tani, dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë u bë xhelozia. 31-vjeçari Gusholli ka thënë se dhunën e ka ushtruar pasi dyshonte se e reja e tradhtonte. Por, i riu e fajësonte se për shkakun e saj nuk shkelte dot në Gjermani, pasi dyshonte se kjo e fundit e kishte kallëzuar pas dhunës së ushtruar ndaj saj. Vajza shpëtoi pasi në momentin që Gusholli telefonoi kushërirën e tij, ajo bëritit dhe kërkoi ndihmë. Ishte kushërira dhe motra e 31-vjeçarit që e dërguan në spital. Tashmë ajo është marrë në mbrojtje nga policia./Dosja.al
Sondazh
Tritoli në banesën e Muhamet Dukës, fqinja: Jemi të tronditur, burrit iu bllokua veshi nga shpërthimi, është në spital
Fqinja TIRANË- Fqinjët e Muhamet Dukës kanë dhënë dëshminë e tyre pas shpërthimit që ndodhi në palla...
ME VIDEO- Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, autor i grabitjes së banesave dhe mjeteve
Pamje nga kamerat e sigurise TIRANË- Arrestohet një 25-vjeçar në kryeqytet. Ky person, dyshohet se është autor i dyshuar i ...
Aksident tragjik në Itali, 'Ford Focus' përplaset me kamionin, vdes 19-vjeçari shqiptar (EMRI)
Aksidenti ITALI- Adenajd Hoxha, është shqiptari i cili ka ndërruar jetë në Itali, pasi u përfshi në një akside...
FOTO- Prej 4 vitesh nuk jetonte njeri aty, pamjet pas shpërthimit të tritolit në banesën e Mehmet Dukës
Dera TIRANË- Këto janë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol në banesën e Mehmet Dukës, babait të kreut ...
Vrasja e 20-vjeçarit/ E dashura e Toshkesit 'mollë sherri', viktima kishte dhunuar autorët 2 javë më parë
Vendi i ngjarjes TIRANË- Vrasja e Stiven Toshkesit ndodhi pas sherrit për një vajzë. Konflikti mes Enzi Maze, Axel Hoxhaj dhe Stiv...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 18 Prill 2023
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al dhe Abc kanë në faqe të par&eum...
Tritol babait të Leonard dhe Erlis Dukës, Muhamet Duka: S'kam dijeni kush mund të jenë autorët
Leonard Duka TIRANË- Në orët e para të mëngjesit një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në derën ...
Tritol banesës së babait të tij! Kush është Leonard Duka, u arrestua 2 muaj më parë në Bruksel
Leonard Duka TIRANË- Një sasi lëndë plasëse shpërthyeu në orët e para të mëngjesit në banes&eum...
Dita e martë me reshje shiu! Si parashikohet moti, s'do mungojnë shtrëngatat dhe shkarkesat elektrike
Moti TIRANË- Dita e sotme parashikohet me alternime vranësirash dhe hera herës deri të dendura si dhe kthjellime afatshkurtra. Parashik...
Konflikti për motive të dobëta i mori jetën Toshkesit! Identifikohen autorët, Policia arreston Mazen, tjetri ende në kërkim (EMRI)
Vendi i ngjarjes TIRANË- Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, 18 vjeç, janë dy personat që kanë goditur me thikë Stiven Toshkësi...
