Aktualitet

VIDEO- Momenti i vrasjes së 20-vjeçarit në Tiranë, viktima vrapon drejt shtëpisë, autori heq dorë së ndjekuri

Dy autorët, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, plagosën me thikë 20-vjeçarin, për një konflikt që kishte nisur javë më parë për shkak të një vajze.

18 Prill 2023, 12:08 Nga A.B
VIDEO- Momenti i vrasjes së 20-vjeçarit në Tiranë, viktima
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Ky është momenti kur Stiven Toshkesi vrapon drejt banesës së tij, edhe pse është plagosur. 'Euronews' ka siguruar pamje nga momenti kur viktima vrapon ndërsa pas tij ndodhet një prej autorëve që e ndjek. Po në një moment, ai ndalon, duke hequr dorë së ndjekuri.

Dy autorët, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, plagosën me thikë 20-vjeçarin, për një konflikt që kishte nisur javë më parë për shkak të një vajze. I riu u dërgua në spital, mirëpo atje dha shpirt, pasi nuk i përballoi dot plagët që mori. 

vritet stiven toshkesi

Sondazh

Poll