Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset 63-vjeçari (EMRI)

Për shkak të plagëve të marra Qarri është nisur drejt spitalit të djegieve në Tiranë.

18 Prill 2023, 10:35 Nga A.B
Shpërthen bombola e gazit në Librazhd, plagoset 63-vjeçari
Foto ilustruese

LIBRAZHD- Një bombol gazi ka shpërthyer ditën e sotmenë Librazhd, duke lënë të plagosur 63-vjeçarin Safet Qarrin. Ngjarja ka ndodhur në banesën që banonte Qarri.

63 vjeçari, ishte duke gatuar në momentin që shpërtheu bombula. Për shkak të plagëve të marra Qarri është nisur drejt spitalit të djegieve në Tiranë. Qarri ka shërbyer për disa vitesh në repartin e zjarrikseve Librazhd dhe policinë e shtetit.

"Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 1, Librazhd, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit, ka shpërthyer një bombul e vogël gatimi, në banesën ku jetonte i vetëm shtetasi S. Q., 74 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën, 74-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të kësaj ngjarjeje"- njoftimi i Policisë.

shperthen bombula e gazit safet qarri

Sondazh

Poll