Aktualitet

Sekuestrohen 100 kg kokainë në një anije mallrash në Norvegji, në pranga 6 shqiptarë, mes tyre një grua

Ndaj të arrestuarve është vendosur masa e paraburgimit për 4 javë.

18 Prill 2023, 10:46 Nga A.B
Sekuestrohen 100 kg kokainë në një anije mallrash në
Foto gjatë operacionit nën ujë

NORVEGJI- Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga forcat policore në Norvegjinë Perëndimore si pjesë e grupit kriminal që tentoi të kalonte në port mbi 100 kg kokainë të ardhur nga Brazili. Sipas mediave, kjo është sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar ndonjëherë në Norvegji.

Në mesin e personave të arrestuar, është edhe një grua. 

Sekuestrohen 100 kg kokainë në një anije mallrash në

Hetimet nisën duke përdorur robotin nënujor të telekomanduar të Agjencisë Doganore, të ashtuquajturin ROV, dhe ekuipazhin e zhytjes së Kystvakta. Ato zbuluan se substanca ishte ngjitur poshtë vijës ujore në një anije mallrash nga Brazili. Agjencia doganore e quan metodën "një mënyrë e njohur".

Ndaj të arrestuarve është vendosur masa e paraburgimit për 4 javë. Ata nuk janë kapur në anijen e mallrave por janë arrestuar si pjesë e grupit që merret me trafikun e drogës./Dosja.al

kokaine ne norvegji

Sondazh

Poll