Aktualitet

Alibeaj i drejtohet KQZ-së, kërkon vendosjen e emrit të Metës në fletën e votimit

Nëse do pranohet ankimimi i Alibeajt, vendimi do apelohet në Kolegjin Zgjedhor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

18 Prill 2023, 11:23 Nga A.B
Alibeaj i drejtohet KQZ-së, kërkon vendosjen e emrit të
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, kërkon që në fletën e votimit të shkruhet Ilir Meta dhe jo inicialet e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Kërkesa është dërguar në Komisionin e Ankimimit dhe Sanksioneve, e cila do shqyrtojë kërkesën. Nëse do pranohet ankimimi i Alibeajt, vendimi do apelohet në Kolegjin Zgjedhor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Nëse KAS do të rrëzojë ankimin e PD-së së Alibeajt, pritet që PD e Alibeajt ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.

Kujtojmë se në mbledhjen e KQZ-së u vendos që në fletën e votimit të mos ishte as emri i Ilir Metës dhe Sali Berishës por vetëm 'Bashkë Fitojmë'.

"Nuk ka patur interes për të vendosur emrin në fletën e votimit, do të jete emri i asnjë prej kryetarëve"- u shpreh Celibashi. /Dosja.al

enkelejd alibeaj

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll