Aktualitet

Dy vëllezër dhunojnë 21-vjeçarin në Vlorë, Policia i shpall në kërkim

Policia po vijon punën për kapjen e dy vëllezërve dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

18 Prill 2023, 11:08 Nga A.B
Dy vëllezër dhunojnë 21-vjeçarin në Vlorë,
Policia

VLORË- Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia pasi kanë dhunuar një 21-vjeçar. Policia bën të ditur se personat me inicialet N. Xh.(A), 32 vjeç dhe E. H.(A), 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Drashovicë ditën e djeshme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht shtetasin D. Z., 21 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia po vijon punën për kapjen e dy vëllezërve dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokuori dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Xh.(A), 32 vjeç dhe E. H.(A), 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Drashovicë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht shtetasin D. Z., 21 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast"- njofton Policia.

Sondazh

Poll