Aktualitet

Aksident tragjik në Itali, 'Ford Focus' përplaset me kamionin, vdes 19-vjeçari shqiptar (EMRI)

Studenti 19-vjeçar prej disa kohësh jetonte me familjen në Rovato. Ai nuk mundi dot t'i përballonte plagët që mori nga përplasja, e për pasojë ndërroi jetë në vend.

18 Prill 2023, 08:57 Nga A.B
Aksident tragjik në Itali, 'Ford Focus' përplaset me
Aksidenti

ITALI- Adenajd Hoxha, është shqiptari i cili ka ndërruar jetë në Itali, pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Humbja e kontrollit të makinës, e cila u përplas me një kamion që udhëtonte në drejtim të kundërt, nuk i la rrugëdalje shqiptarit, duke bërë që të humbte kontrollin e të ndërronte jetë. 

Studenti 19-vjeçar prej disa kohësh jetonte me familjen në Rovato, raportojnë mediat italiane.

SI NDODHI NGJARJA?

Përplasja ndodhi pasditen e djeshme në Sp11 mes Coccaglio dhe Rovato, ku 19-vjeçari shqiptar humbi jetën në një përplasje të fortë kokë më kokë mes makinës së tij dhe një kamioni. Përplasja ndodhi vetëm pak larg nga viadukti hekurudhor mbi të cilin kalojnë binarët e linjës Milano-Venecia. Sipas grupit hetimor, djali ishte duke drejtuar mjetin 'Ford Focus' dhe po vazhdonte në drejtim të fshatrave të Rovatos. Drejtuesi i kamionit u përpoq të shmangte goditjen, por asgjë nuk mundi të bënte dot asgjë më shumë.

Në vendngjarje ndërhynë ekipet e shpëtimit të Rovato Soccorsos, policia rrugore e Chiarit dhe ajo e Darfo Boarios, së bashku me zjarrfikësit e Brescias dhe Chiari. Skena që u shfaq para syve të shpëtimtarëve dhe forcave të rendit ishte e tmerrshme: rrënojat e dy automjeteve ishin të shpërndara kudo në rrugë. I riu shqiptar dha shpirt në vend.

Për momentin, dinamika e saktë e aksidentit po hetohet nga autoritetet, pasi nuk dihet arsyeja që e ka çuar të riun shqiptar të humbasë kontrollin e makinës. Drejtuesi i kamionit, nga Breshia i lindur në vitin 1976, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën./Dosja.al

adenajd hoxha vdes shqiptari ne itali

Sondazh

Poll