Aktualitet

FOTO- Prej 4 vitesh nuk jetonte njeri aty, pamjet pas shpërthimit të tritolit në banesën e Mehmet Dukës

Nga shpërthimi është prishur ashensori, dhe pak dera e banesës së Dukës, që ndodhej në katin e katërt të një pallati.

18 Prill 2023, 08:41 Nga A.B
FOTO- Prej 4 vitesh nuk jetonte njeri aty, pamjet pas shpërthimit të
Dera

TIRANË- Këto janë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi me tritol në banesën e Mehmet Dukës, babait të kreut të klanit ‘Duka’, Leonard Duka. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në afërsi të Institutit të Fizikës Bërthamore në Fresk.

FOTO- Prej 4 vitesh nuk jetonte njeri aty, pamjet pas shpërthimit të

Nga shpërthimi është prishur ashensori, dhe pak dera e banesës së Dukës, që ndodhej në katin e katërt të një pallati. Kjo banesë ishte bosh, pasi prej 4 vitesh nuk banonte njeri më aty. Nga ky shpërthim ka pasur edhe dëme në apartamentin e fqinjëve.

Leonard Duka u arrestua Bruksel në shkurt të këtij viti për vrasjen e Santiago Malkos, i cili ishte njeriu i besuar i Ervis Martinaj. Gjate aksionit, policia ndërhyri në lagjen ku jetonte Muhamet Duka, duke hequr me shume se 13 kamera sigurie te vendosura në rrugë. Ervis Martinaj, i cili është i kërkuar nga drejtësia, vazhdon të jetë i zhdukur që prej gushtut të 2022 dhe policia nuk ka asnjë gjurmë të tij./Dosja.al

mehmet duka leonard duka

Sondazh

Poll