Bota

Dënimi me 25 vite burg i kritikut të Kremlinit, reagon nga burgu 'kolegu' i tij Navanly: E turpshme! Fashiste

Ai gjithashtu shprehu shqetësim të thellë për shëndetin e Kara-Murza.

17 Prill 2023, 18:50 Nga a.l
Dënimi me 25 vite burg i kritikut të Kremlinit, reagon nga burgu
Alexey navanly

RUSI- Figura e opozitës ruse e burgosur, Alexey Navalny, ka dënuar ashpër dënimin me 25 vjet burg të dhënë tndaj kritikut të Kremlinit, Vladimir Kara-Murza, duke e konsideruar vendimin të turpshëm dhe "fashist". Navalny tha se ai besonte se vendimi ishte i motivuar politikisht dhe shprehu mbështetje për Kara-Murza dhe familjen e tij. Ai gjithashtu shprehu shqetësim të thellë për shëndetin e Kara-Murza, shkruan CNN.

Termi që ai [Vladimir Kara-Murza] mori është hakmarrje për faktin se ai nuk vdiq në një kohë, pasi u mbijetoi 2 helmimeve, të cilat me sa duket u kryen dhe kjo tashmë është vërtetuar nga FSB e Rusisë", tha ai. 

Autoritetet ruse kanë kundërshtuar përfshirjen e Rusisë në ato incidente.

Gjykata në Moskë e dënoi kritikun e Kremlini Vladimir Kara Murza me akuzat për tradhti dhe denigrim të ushtrisë ruse. Në mars të vitit 2022, vetëm disa javë pasi Rusia nisi agresionin në Ukrainë, Vladimir Kara-Murza akuzoi “regjimin diktatorial të Kremlinit” për kryerje të “krimeve të luftës”. Akuzat për tradhti dhe vepra të tjera, vetë Kara-Murza i hodhi poshtë dhe i cilësoi si të motivuara politikisht.

alexey navalny  vladimir kara-murza

Sondazh

Poll