Bota

Ambasadori gjerman në Kosovë: Është koha të zbatohen pikat e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Në mbrëmje, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se pajtohet plotësisht me atë që tha Kurti.

17 Prill 2023, 17:38 Nga I.A
Ambasadori gjerman në Kosovë: Është koha të zbatohen
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka thënë se të gjitha marrëveshjet mes Kosovës e Serbisë duhet të zbatohen, duke u pajtuar plotësisht me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, i cili të dielën ka thënë se pa vonesa do të zbatohen marrëveshjet Kosovë Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se për marrëveshjen e fundit me Serbinë u negociua 2 vjet, duke kërkuar që ajo të zbatohet plotësisht dhe pa vonesë.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht. Asnjë zbatim i pjesshëm; pa vonesa”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Në mbrëmje, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se pajtohet plotësisht me atë që tha Kurti.

Plotësisht dakord – zbatimi i plotë i të gjitha pikave të marrëveshjes nga Kosova dhe Serbia është nevoja e kohës!”, ka shkruar Rohde

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Ohër më 18 mars, ndonëse nuk është nënshkruar nga asnjëra palë, pasi këtë nuk e pranuar Serbia, pasi Beogradi zyrtar ka kontestuar disa pika të marrëveshjes, përfshirë edhe mos pengimin e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

jorn rohde dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll