Bota

Në qelitë ruse për spiunazh, ambasadorja amerikane viziton reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dënoi arrestimin dhe shtypjen e medias së pavarur nga Rusia.

17 Prill 2023, 18:37 Nga a.l
Në qelitë ruse për spiunazh, ambasadorja amerikane viziton
Evan Gershkovich

RUSI- Ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy njoftoi se kishte vizituar gazetarin e arrestuar amerikan Evan Gershkovich, i cili ndodhet në një burg në Moskë më shumë se dy javë për spiunazh. 

"Kam vizituar Evan Gershkovich të ëall Street Journal sot në burgun Lefortovo - hera e parë që na është lejuar qasja tek ai që nga ndalimi i tij i gabuar më shumë se dy javë më parë. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbetet i fortë," citoi ambasada e SHBA Trejsi. 

Administrata e Biden përcaktoi zyrtarisht një javë më parë se Gershkovich ishte arrestuar gabimisht, shkruajnë mediat e huaja. Çështja është ngritur në hierarkinë e qeverisë së SHBA që do të thotë se një zyrë e përkushtuar e Departamentit të Shtetit do të marrë drejtimin për të siguruar lirimin e tij. Sekretari i Shtetit Antony Blinken dënoi arrestimin dhe shtypjen e medias së pavarur nga Rusia.

Gazetari Evan Gershkovich u arrestua në fund të marsit në Yekaterinburg për një rast spiunazhi. FSB pretendon se ai dyshohet se ka mbledhur informacione sekrete për një nga ndërmarrjet e kompleksit ushtarak-industrial rus. Para arrestimit, Gershkovich udhëtoi për në Nizhny Tagil, ku ndodhet uzina e mbrojtjes Uralvagonzavod. Iniciativa për arrestimin e Gershkovich erdhi nga zyrtarë të lartë të shërbimeve të inteligjencës ruse. Megjithatë, gazetarët e agjencisë janë të bindur se vendimi përfundimtar për arrestimin e gazetarit të Wall Street Journal është marrë personalisht nga presidenti rus Vladimir Putin. 

evan gershkovich

Sondazh

Poll