Bota

Eksportet e naftës ruse kthehen në nivelet e paraluftës

Eksportet e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës nga Moska u rritën në mars në nivelin më të lartë që nga prilli 2020, duke u rritur me 600,000 fuçi në ditë.

17 Prill 2023, 18:23 Nga I.A
Eksportet e naftës ruse kthehen në nivelet e paraluftës
Anije me nafte

RUSI- Eksportet e naftës ruse janë rikthyer në nivelet e parë të fundit përpara se të pushtonte Ukrainën, pavarësisht nga një breshëri sanksionesh perëndimore. Eksportet e naftës së papërpunuar dhe produkteve të naftës nga Moska u rritën në mars në nivelin më të lartë që nga prilli 2020, duke u rritur me 600,000 fuçi në ditë.

Këtë e bri të ditur Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në raportin e saj mujor të naftës. Rritja ngriti të ardhurat e vlerësuara të Rusisë nga eksportet e naftës në 12.7 miliardë dollarë muajin e kaluar. Të ardhurat janë ende në rënie me 43% nga një vit më parë, tha IEA, pasi Rusia është e detyruar të shesë fuçitë e saj tek një grup më i kufizuar klientësh që mund të negociojnë zbritje të mëdha.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll