Bota

U dënua me 25 vite burg, bashkëshortja e kritikut të Putinit: Hakëmarrje ciknike! Ata duan ta shkatërrojnë atë

Gruaja e kritikut të Kremlinit, Vladimir Kara Murza i cili sot u dënua më 25 vite burge nga Gjykata në Moskë me akuzën për tradhti e ka konsideruar vendimin si një hakëmarrje cinike për rolin e tij në mbrojtjen e Aktit Magnitsky.

17 Prill 2023, 17:23 Nga a.l
U dënua me 25 vite burg, bashkëshortja e kritikut të Putinit:
Vladimir Kara Murza

RUSI- Gruaja e kritikut të Kremlinit, Vladimir Kara Murza i cili sot u dënua më 25 vite burge nga Gjykata në Moskë me akuzën për tradhti e ka konsideruar vendimin si një hakëmarrje cinike për rolin e tij në mbrojtjen e Aktit Magnitsky. Akti u miratua për herë të parë nga SHBA në vitin 2012 dhe lejoi Uashingtonin të sanksiononte zyrtarët rusë të dyshuar për shkelje të të drejtave të njeriut. Në një intervistë me Sunday Times, gruaja e kritikut të Kremlinit, Evgenia Kara-Murza tha se ata duan ta shkatërrojnë atë.

 Gjykata në Moskë e dënoi kritikun e Kremlini Vladimir Kara Murza me akuzat për tradhti dhe denigrim të ushtrisë ruse. Në mars të vitit 2022, vetëm disa javë pasi Rusia nisi agresionin në Ukrainë, Vladimir Kara-Murza akuzoi “regjimin diktatorial të Kremlinit” për kryerje të “krimeve të luftës”. Akuzat për tradhti dhe vepra të tjera, vetë Kara-Murza i hodhi poshtë dhe i cilësoi si të motivuara politikisht.

vladimir kara-murza

Sondazh

Poll