Bota

'Në prill 1998, marrëdhëniet mes LDK-së dhe UÇK-së nuk kanë qenë të mira'/ Dëshmitari: LDK-së iu ushtrua presion që të ndalonte aktivitetin e saj

I pyetur nga prokurori James Pace se si kanë reaguar pjesëtarë të tjerë të UÇK-së të cilët ishin në dijeni për këtë, ai tha se i kishin kërkuar të tërhiqet, por që nuk ishte tërhequr.

17 Prill 2023, 17:56 Nga a.l
'Në prill 1998, marrëdhëniet mes LDK-së dhe
Gjyqi në Hagë

HAGË- Deklarata e dëshmitarit të dytë në seancën me dyer të mbyllura në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) ka zgjatur më shumë se i pari. Në fjalën e tij në sesionin privat, ai ka treguar se kishte kryer punë për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) derisa ishte pjesë e UÇK-së. Ai shtoi se nga Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, ishte ushtruar presion që LDK të ndalonte aktivitetin e saj.

“Po, sa kam qenë pjesëtar i UÇK-së kam kry punë të LDK-së, kam punu, kam vepru”, tha dëshmitari.

I pyetur nga prokurori James Pace se si kanë reaguar pjesëtarë të tjerë të UÇK-së të cilët ishin në dijeni për këtë, ai tha se i kishin kërkuar të tërhiqet, por që nuk ishte tërhequr.

Kanë kërku m’u tërhek, mirëpo nuk jam tërhek ngase e kisha mbështetjen, e kisha edhe autoritetin”, tha ai.

Fillimisht, dëshmitari pranoi se kishte vazhduar të jetë pjesë e LDK-së edhe pas kyçjes së tij në UÇK. Ai tha se kishte pasur ushtarë të cilët nuk i kanë njohur institucionet paralele, por që sipas tij, një pjesë e madhe ushtarëve dhe krerëve i kanë njohur ato. Paraprakisht, dëshmitari tha se në prill të vitit 1998, marrëdhëniet në mes të LDK-së dhe UÇK-së nuk kishin qenë shumë të mira.

“Nuk ishin bash të mira, marrëdhëniet e LDK-së me njësitet në Malishevë, edhe pse ishte një pjesë e madhe të kyçur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, mirëpo nuk kanë qenë edhe bash raportet e si me thanë raporte të shëndosha, të mira”, tha ai duke shtuar se nga Drejtoria Politike e UÇK-së në Malishevë, ishte ushtruar presion që LDK ta pushojë aktivitetin e saj.

Me sesion privat ka vazhduar pjesa tjetër e seancës, e cila ka përfunduar për ditën e sotme dhe nesër pritet të vazhdohet me dëgjimin e të njëjtit dëshmitar. 

gjyqi ne hage

Sondazh

Poll